Juventus bën goditjen e parë në merkaton e janarit. Ai është Tomas Rincon i skuadrës së Genoas. 29-vjeçari do të transferohet në huazim te bardhezintë me të drejtë blerje. Kampionët e Italisë kanë mposhtur konkurrencën e Romës, që deri më tani ishin pranë transferimit të mesfushorit. Sa i përket transferimeve, afrimi i Rincon nuk përjashton Atë të Witsel, i cili pritet të jetë goditja e radhës në mesfushë, raporton Albeu. Fakti që mesfusha ka shfaqur shpesh herë probleme ka detyruar drejtuesit e ‘Zonjës” që të bëjnë lëvizje në merkato.