Skuadra e Juventusit ka bërë lëvizjen e radhës në këtë merkato vere. Blaise Matuidi, është zyrtarisht futbollisti i kampionëve të “Serisë A” italiane. Mesfushori francez ka kryer me sukses testet mjekësore dhe është zyrtarizuar te “Zonja e Vjetër”. Francezi i ka kushtuar Juventusit 20 milionë euro. Futbollisti që la Paris Saint Germain, ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me bardhezinjtë. Matuidi konsiderohet blerje cilësore për Juventusin dhe shihet si një nga lojtarët kyç për sezonin e ardhshëm.