Të dielen do të luhet finalja e Super Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Lacios, loja do të zhvillohet në Arabi, përkatësisht në kryeqytetin arab Riad. Kështu këtë vit Juventusi ka përgatitur një surprizë për të gjithë fansat e saj nga Arabia. Bardhezinjtë do të veshin një fanellë të veçantë teksa emrat e futbollistëve do të jenë të shkruar në gjuhën arabe.
Një mënyrë e zgjuar edhe për të përfituar nga marketingu, pasi kjo lëvizje do të ndikojë edhe te shitjet e fanellës bardhezi në vendet arabe. Kujtojmë që ndeshja po zhvillohet në Arabi për të dytën herë për shkak të të ardhurave financiare.
“Zonja e Vjetër” është fituesja në fuqi e Superkupës, teksa vitin e kaluar mposhti Milanin me një gol të Cristiano Ronaldos.