Klubi i futbollit Juventus shpreson se Kristiano Ronaldo do të jetë gati për ndeshjen me Barcelonën në Ligën e kampionëve. Këtë e bënë të ditur mediat italiane. Ronaldo në testin e fundit ndaj virusit korona rezultoi pozitiv. Tani ai është në karantinë në shtëpinë e tij në Torino.
Është cituar se portugezi nuk ka simptoma dhe trajohet vetëm. Test i ri do t’i bëhet ditën e shtunën, ndërsa nëse rezulton negativ, Ronaldo do të mund ta lëshojë karantinën. Juventusi i siguroi të gjitha dokumentet e nevojshme, duke e pasur parasysh se rregullat e UEFA-së, parashikojnë se lojtari nuk guxon të ketë simptome një javë para ndeshjes