Massimiliano Allegri dhe Juventus pritet të ndahen në fund të sezonit. Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Juventusit janë përçarë me trajnerin italian, Massimiliano Allegri. Fërkimet mes Allegrit dhe udhëheqësve të kampionit të Italisë kanë nisur në Katar, ku Juventusi humbi Superkupën e Italisë nga Milani. Thuhet se të dy planet nuk kanë gjuhë të përbashkët dhe pritet të ndahen në fund të sezonit.