Pretendohet se Juventus do të përdorë paratë e shitjes së Leonardo Bonucci për t’i bërë ofertë Real Madrid-it për Toni Kroos. Dihet tashmë që Bardhezinjtë janë në kërkim të një mesfushori gjatë kësaj vere, por deri tani e vetmja blerje është Douglas Costa nga Bayern Munich.
Lojtari i përfaqësueses gjermane do t’i kushtonte Juve-s rreth 70 milionë euro, kështu që do të kishin nevojë të shisnin edhe Juan Cuadradon. Gjithsesi, Kroos është një pistë shumë e vështirë pasi është një pjesë e rëndësishme e formacionit të Zidane dhe fiton rreth 10 milionë euro në sezon, pasi ka rinovuar tetorin e kaluar deri në 2022.