Duhet të ishte transferimi i vitit për Juventusin në merkaton verore, por u kthye në një “boomerang” pas testit farsë të gjuhës italiane për Luis Suarez.
Gjithçka lidhet me faktin se nëse Suarez do të kalonte testin e gjuhës do të pajisej me nënshtetësinë italiane por kjo gjë nuk ndodhi.
Guardia di Finanza përfundon hetimet dhe zbulon se teza e provimit ishte falsifikuar dhe i ishte dhënë më parë Suarezit nga drejtuesit e Universitetit të Peruxhias dhe në bashkëpunim me drejtuesit bardhezi ishin dakordësuar për t’i vendosur nota të shkëlqyera bomberit uruguajan.
Tani më drejtuesit e Juventusit janë vendosur në bankën e të akuzuarve, ku klubi i Andrea Anjelit rrezikon të përballet me ndjekje penale.
Pas këtij skandali ku përfshiu dhe Universitetin e Peruxhias dhe që u kushtoi vendin e punës disa prej krerëve të saj, sipas mediave italiane drejtuesit bardhezi janë vënë nën hetim për këtë ngjarje.