Denis Zakaria, mesfushori që u largua nga Juventus-i në ditën e fundit të merkatos për të veshur fanellën e Chelsea-t, ka folur nga grumbullimi me kombëtaren zvicerane:
“Transferimi im në Londër ka ndodhur shumë shpejt. Nuk e dija se do të shkoja te Chelsea deri gjashtë ora para fundit të merkatos.
“Kam bërë valixhet dhe kam pritur që të nënshkruheshin kontratat. Më pas kam bërë vizitat në Torino dhe jam nisur. Mendoj se do të jem më i lumtur në Angli se tek Juventus.
“Çfarë nuk shkonte? E vështirë të thuhet. Ndoshta stili i lojës që nuk ishte stili im. Skuadra luante shumë e tërhequr dhe unë nuk kisha shumë hapësirë. Jam një lojtar që i duhen hapësira për të vrapuar përpara.
“Loja në Premier League mund të jetë më e përshtatshme për mua. Tuchel ka qenë një nga arsyet që më kanë shtyrë të zgjidhja Chelsea-n, por kështu e ka futbolli. Tani mund të kem më shumë hapësira me Potter, do të punoj për të fituar vendin tim.
“Allegri? Nuk kam pasur kurrë probleme me të, është një person i mirë, mund ta them me siguri. Ndoshta skuadra nuk luante mirë, dhe është për të ardhur keq. Kjo Juve duhet të fitojë gjithmonë 3-0”.