Xavier Jacobelli, në profilin e tij në rrjetet sociale, ka komentuar momentin negativ të Juventusit: “JUVE-ALLEGRI; MJAFT! I dashur ELKANN, JEPI FUND KËTIJ MUNDIMI! Villar Perosa, 4 gusht 2022. John Elkann tha: Ne duam një Juve në kulmin e saj.
Por Juve nuk e dëgjoi mbrojtësin e saj, i cili më 2023 do të festojë 100 vjetorin e Agnelli në krye të klubit, rekord botëror i besnikërisë. Elkann, i cili në dy vite e gjysmë ka injektuar 700 milionë euro në arkat e klubit bardhezi, nuk e meriton këtë tallje, as tifozët.
Torino, 14 shtator 2022, Juve-Benfica 1-2; humbja e dytë radhazi në raundin kualifikues të Champions League, si asnjëherë më parë. Vetëm dy fitore në gjashtë javët e para të kampionatit.
Një ekip pa lojë, pa identitet, pa personalitet, totalisht në rrëmujë, pavarësisht një fushate nënshkrimesh të projektuara për të përmbushur të gjitha kërkesat e trajnerit.
Në mesin e shtatorit, tashmë praktikisht Juve duket jashtë 1/16 finale të Ligës së Kampionëve, pasi është e paimagjinueshme që PSG dhe Benfica, me nga 6 pikë pas 2 ndeshjesh, të hapin krahun për bardhezinjtë. Kështu që Juve nuk mund të vazhdojë kështu. I dashur Elkann, jepi fund këtij mundimi”.