Muaji gusht do të jetë intensiv për Paulo Dybala dhe Juventus. Palët janë në pritje për të folur për rinovimin e kontratës.
Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2022 dhe po kërkohet një mënyrë për të vazhduar përpara.
Allegri, i sapo kthyer në drejtim të klubit, i ka idetë e qarta mbi numrin 10 argjentinas: do të jetë një pikë kyçe e skuadrës.
Sipas La Gazzetta dello Sport, mebaxheri Jorge Antun ka zbarkuar në Itali të shtunën e kaluar, por para se të takohet me drejtuesit juventinë do të duhget të kalojë një karantinë 10 ditore të detyrueshme për ata që vijnë nga Argjentina. Karantina do të mbarojë më 4 gusht dhe palët do të mund të nisin negociatat.
Nga sa mësohet, oferta e Juventus për Dybala do të jetë për një zgjatje të kontratës prej 3 ose 4 vite me 10 milionë euro në sezon plus bonuse të mundshëm.