Juventusi është duke i intensifikuar përpjekjet për transferimin e Paul Pogbas, mirëpo e kanë të qartë se do të kenë konkurrencë të madhe nga Real Madridi. Mesfushori i Manchester Unitedit është duke menduar për një sfidë të re, ndërsa Bianconerët dhe Los Blancos janë në garë për shërbimet e tij. Mediat në Itali raportojnë se drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, është takuar me zyrtarë të Djajve të Kuq për të biseduar në lidhje me transferimin e 26-vjeçarit.
Në ndërkohë, Zonja e Vjetër është duke përgatitur një ofertë zyrtare, e cila pritet të jetë në vlerë prej 130 deri 140 milionë euro për rikthimin e Pogbas.