Paul Pogba ka qenë dhe mbetet një dëshirë e vjetër e Juves, një fiksim që nga dita kur “gjeli” u largua nga Torino. Pogba shihet gjithnjë e më larg Man.United dhe më pranë Real Madrid por në mes tyre vijon të qëndroj “Zonja e Vjetër”. Sipas “Tuttosport”, bardhezinjtë do të provojnë edhe një herë gjatë merkatos së verës për të rikthyer në shtëpi kampionin e botës, këtë herë me një formulë të re, një ofertë të re për të joshur “djajtë e kuq”.
Man.United mund të bëj pak për të mbajtur Pogban në “pallatin e ëndrrave” kundër dëshirës së tij, në këto kushte do të përpiqen të përfitojnë sa më shumë nga largimi i francezit. Largimi i mundshëm i Pogba do të linte një gropë të madhe në formacionin e United, por Juve me sa duket ka zgjidhjen ideale. Në pamundësi për të investuar 170 milion euro kesh, aq sa United vlerëson kartonin e Pogba, Juve ofron dy lojtarë në këmbim.