Juventusi ka mposhtur Tottenhamin 1 me 2 në Londër për të siguruar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Pas barazimit 2 me 2 në Torino, “Zonja e Vjetër” u tregua më e fortë në Londër për të kaluar në mesin e tetë më të mirëve në Evropë. Heung-Min Son shënoi i pari për Tottenhamin në minutën e 39-të, ndërsa Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala shënuan në pjesën e dytë për të siguruar fitoren e ekipit të Massimiliano Allegrit.
Manchester City është mposhtur në shtëpi në ndeshjen e dytë të raundit të 1/8 së Ligës së Kampionëve nga Baseli. Megjithatë, pavarësisht humbjes 1 me 2, skuadra e Pep Guardiolas kalon në çerekfinale falë fitores në ndeshjen e parë 4 me 0. Gabriel Jesus shënoi për Cityn, ndërsa Elyounoussi dhe Lang për Baselin.