Sipas një raporti të Bild, Boateng nuk ishte në stërvitje dhe as nuk u fotografua me skuadrën sot, kështu që ai mund të ateroi shumë shpejt në Torino. Chiellini ka këputur ligamentet e kryqëzuara të gjurit gjatë stërvitjeve dhe pritet të jetë jashtë gjashtë deri në nëntë muaj.
Mathijs de Ligt bëri debutimin e tij mbrëmë në fitoren 4-3 kundër Napolit, por Juve dëshiron dikë më përvojë që ti prijë vijës mbrojtëse pas pensionimit të Andrea Barzagli.
Sipas Tuttosport, Calciomercato24.com dhe Bild, synimi i tyre i parë është Boateng, i cili ishte lidhur me bardhezinjtë edhe para se De Ligt të kalojë tek skuadra e Juves. Veterani e mirëpret një kalim në Itali, sidomos pasi që vëllai i tij i është bashkuar Fiorentinas gjatë këtij afati.
Boateng mbush 31 vjet javën e ardhshme dhe është në Bayern Munich që nga vitit 2011, më parë ka luajtur edhe për Manchester City dhe Hamburger SV. Alternativa tjera për Juven janë edhe Samuel Umtiti i Barcelonës dhe Ezequiel Garay i Valencias.