Me 6 gola dhe 5 asiste në 20 perzanca mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, Riccardo Orsolini te Bologna po konfirmon potencialin e shkëlqyeshëm që bindi Juventusin të investonte te ai dhe që mund të rikthejë sërish te bardhezinjtë me rrugën e riblerjes së kartonit të tij, të cilin e shiti te ekipi emilian për 15 milionë euro.
22-vjeçari mbetet në orbitën e “Zonjës së Vjetër”, që zotëron të drejtën e riblerjes së kartonit të tij. Juventusi mund ta marrë lojtarin në qershor për shumën e 22.5 milionë eurove, por nëse nuk arrin te sulmuesi në verë, kartoni i tij do t’i kushtonte bardhezinjve 30 milionë euro. Shuma këto të konsiderueshme, por Juventusi vazhdon ta monitorojë nga afër situatën për Orsolinin, të cilin e konsideron një talent të madh.