Juve luan në pritje, ja dy sulmuesit që lakmohen në merkaton e janarit

Bie poshtë pista e Anthony Martial. Juventusi, siç nënvizon “Tuttosport”, luan në pritje në sulm dhe vlerëson me interes të paktën dy profile të tjera: Maxi Gomez i Valencia dhe Mauro Icardi i Paris Saint-Germain.

Nga ana tjetër, Memphis Depay është më pak bindës, sepse Barcelona me kënaqësi do ta përfshinte në shkëmbim me Alvaro Morata.

Një mundësi e tregut, të cilës Juve iu përgjigj menjëherë me shumë skepticizëm. Në të gjitha rastet e analizuara, megjithatë, sot bardhezinjtë mund të ofronin vetëm një huazim 6-mujor.

Advertisements