Juventusi ka akoma shpresë se mund ta shesë Paulo Dybalan gjatë kësaj vere. Sipas medieve italiane, drejtuesit e klubit janë në pritje të ofertave për argjentinasin, transmeton KTV, përcjellë gazeta KOHA.
Dybala ishte synim i Manchester Unitedit dhe Tottenhamit, por transferimi i tij në Ishull dështoi. Përkundër kësaj, “Zonja e Vjetër” është në pritje të ndonjë oferte për 25-vjeçarin.