Massimiliano Allegri beson se Juventus është duke mësuar si të godasë në kohën e duhur dhe ka kontrolluar tempin në fitoren 1-0 ndaj Manchester United. Bardhezinjtë kanë dominuar në Old Trafford dhe mund të kishte shënuar më shumë, gjithsesi ishte goli i Dybala që i dha tre pikët ndaj United.
“Ndaj Genoa-s e lamë lojën shumë herët dhe u ndëshkuam. Këtë mbrëmje nuk lejuam shumë hapësira, por duhet të ishim treguar më të shpejtë në kundërsulm dhe në këtë aspekt duhet të përmirësohemi. Gjithsesi, ishte një paraqitje e mirë e ekipit dhe e merituam fitoren”, u shpreh Allegri.
“Fituam shumë topa në ajër, Alex Sandro luajti një ndeshje të thjeshtë dhe bëri shumë mirë në mbrojtje. Ne kontrolluam tempin në pjesën e parë dhe mund të kishim shënuar më shumë gola por kemi gabuar në pasimin e fundit. Kemi pasur një rritje konstante si ekip dhe si klub. Ndeshjet duhet të lexohen pasi ndryshojnë nga njëra-tjetra. Nuk e lexuam mirë ndeshjen ndaj Genoa-s, por këtë mbrëmje vërtetuam se mund ta lexojmë mirë ndeshjen dhe shënuam në kohën e duhur”, përfundoi trajneri i Juventusit.