Interi e kishte dhe nuk ia dinte vlerën. Ia shiti shumë lehtë Romës në tratativat për marrjen e Raxha Naingolan. Tani vlera e Nikolo Zaniolos është rritur ndjeshëm, sepse paraqitja e tij me verdhekuqtë është mjaft e mirë.
Juventusi po e monitoron kohët e fundit këtë futbollist dhe dëshiron ta ketë pjesë të tij që prej verës së ardhshme. Drejtuesit e klubit bardhezi kanë gati ofertën që do t’ia paraqesin Romës.
Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, ideja e Juventusit është që t’i ofrojë Romës 40 milionë euro. Fabio Paratiçi është gati të bëjë gjithçka për ta marrë në Torino talentin italian të datëlindjes 1999, i cili është grumbulluar edhe në kombëtaren e Italisë nga trajneri Roberto Mançini.