Mediat italiane janë duke raportuar vazhdimisht për ndeshjen e sontme të “Superkupës” së Italisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në Doha të Katarit. Në fakt, në ndeshjen e sotme e quajtur ndryshe si “Superkupa e Shkretëtirës”, Juventus konsiderohet si favorit i madh, në një ballafaqim ku Allegri ka një skuadër më cilësore si në formacionin bazë poashtu edhe në bankë të rezervave. Nga ana tjetër futbollistët e Milanit dukët se janë mjaftë të motivuar duke u nisur nga fakti se deri më tani ka një ecuri mjaftë të mirë gjatë këtij edicioni, kurse mbyllja e sezonit me një trofe të nivelit si “Superkupa” e Italisë do të ishte konfirmim i një Milani që synon një nga vendet që shpie edicionin e ardhshëm në Champions League.