Juventusi sot do të luajë kundër Atletico Madridit ndeshjen kthyese të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë ishe mbyllur 2-0 për Atletico Madridin, gjë që e bën të vështirë rikthimin e Juventusit. Por siç duket tifozët e Juves ende besojnë, pasi të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur. Madje te Juve konfirmohet një rekord fitimesh nga shitja e biletave, 5.5 milionë euro fitim. Kjo është vlera më e madhe monetare e arritur nga Juven që nga hapja e Allianz Stadium.
Juven do ta ketë edhe në këtë ndeshje përkrahjen e fuqishme të tifozëve që do të jenë mbi 41 mijë.