Juventusi duket se ka arritur akordin për të transferuar në Torino mesfushorin uellsian të Arsenalit, Aron Ramsey dhe brenda muajit janar pritet të bëhet edhe zyrtarizimi.
Mediat italiane zbulojnë se Drejtori Sportiv i bardhezinjve ka arritur të bindë futbollistin dhe menaxherët e tij, që të zgjedhin pikërisht Juventusin si destinacionin e ardhshëm.
Paratici i ka ofruar Ramseyt një kontratë 5-vjeçare, me një pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon, shto këtu edhe bonuset mbi paraqitjet, duke “djegur” konkurrencën e skuadrave si Bayern Munchen, PSG dhe Real Madrid.
Kontrata e Ramsey me Arsenalin përfundon në muajin qershor, por klubi italian po mendon t’u ofrojë një shumë simbolike londinezëve, për të marrë mesfushorin uellsian që në muajin janar.