Shkup, 13 janar – Skuadra e Renovës ka vazhduar me prurjet e reja. Së fundmi klubi bardhekaltër në radhët e veta ka sjell Fatjon Jusufin dhe Arben Tafan, ndërsa të njëjtit i ka zyrtarizuar gjatë ditës së sotme, njofton koha.mk.
Mesfushori ofensivë Jusufi në fakt edhe më herët ka luajtur për Renovën, prej ku u transferua te Partizani e më pas te Shirak në Armeni, ndërsa së fundmi ishte pjesë e FC Shkupi. Me “gjipspunuesit”, Jusufi ka nënshkruar kontratë për 18-të muajt e ardhshëm.
Ndërkohë, Arben Tafa, i cili luan në pozitën e mbrojtësit, vjen nga skuadra e Bellasicës nga Strumica dhe me drejtuesit e klubit tetovar ka arritur bashkëpunim deri në fund të sezonit.
Cekim, pos Jusufit dhe Tafës, Renova deri më tani në radhët e saja ka transferuar edhe tre futbollist tjerë, kolumbianin Xhon Mena, Vullnet Islamin dhe sllovenin Marko Gajiç.