Justin dhe Hailey Bieber shesin rezidencën në Beverly Hills për 7.9 milionë dollarë

23

Justin dhe Hailey Bieber kanë shitur shtëpinë në Beverly Hills për 7.955 milionë dollarë.

Ylli i muzikës dhe gruaja e tij kishin blerë rezidencën dy vjet më parë për 8.5 milionë dollarë, shkruan NME.

Me disa të fotografi të bashkangjitura, Justin në Instagram ka shkruar: “Mendoj se dua ta shes shtëpinë time në Beverly Hills kushdo që e do. Do ta shes të mobiluar. Bëjeni një ofertë”.

Çifti është përfolur shumë kur kishin zbuluar lidhjen e tyre, ndërsa Hailey kishte deklaruar se nuk ishte admiruese e madhe e Justinit para se ta njihte personalisht.