Ivan Juriç u shkarkua nga Bankina e Xhenoas, pas humbjes në derbi ndaj Sampdorias, por edhe një serie rezultatesh negative, me vetëm 6 pikë në 12 javë kampionat. Gjithsesi, kroati duket se nuk do të rrijë gjatë pa punë, madje mund të rikthehet të trajnojë që nga dita e mërkurë.
Mediat kroate e lidhin të ardhmen e tij me klubin e Hajdukut të Splitit, që dje shkarkoi trajnerin Joan Karrillo dhe ka marrë kontakte me ish teknikun e Xhenoas. Ivan Juriç ka nisur karrierën e tij si futbollist pikërisht te Hajduku dhe gëzon raporte të mira me drejtuesit e këtij klubi, por ditën e nesërme pritet të mbahet takimi i parë zyrtar mes palëve.