Shkup, 13 qershor – Deputeti gjerman, Josip Juratoviq sot deklaroi se në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit do të mbahet seancë e Bundestagut në të cilën në rend dite do të ishte çështja për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se është optimist se vendimi do të jetë pozitiv. Juratoviq, së bashku me kolegët e tij nga grupi për miqësi ishte në takime në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informon Koha.mk
“KE-ja tani më ka dhënë dritë jeshile, tani duhet edhe Këshilli i BE-së, por mes tyre ka një proces teknik, diçka që pak u harrua dhe është humbur diku dhe kjo është se midis dhënies së dritës jeshile nga KE-ja dhe sjelljes së vendimit në Këshillin e KE-së, në rend janë parlamentet kombëtare, pasi Parlamenti është ai i cili e sjell vendimin dhe është organi më i lartë shtetëror dhe ai në të vërtetë e jep urdhrin e qeverisë e cila duhet ta kryejë. Në seancën e parë kjo nuk u vendos në rend dite, seanca e ardhshme do të jetë në fund të qershorit që do të jetë pas Këshillit të BE-së, më pas vijnë pushimet verore, në seancën e parë më pas do të debatohet për buxhetin, kjo do të thotë se e ardhshmja në të cilën kjo do të vendoset në rend dite të Bundestagut është fundi i shtatorit ose në fillim të tetorit. Kjo do të thotë se do të vijë për votim në Bundestag në vjeshtë dhe jam i bindur se Bundestagu do të japë dritë jeshile për RMV-në sepse këtë e meriton”, tha Juratoviq.
Sipas deputetit gjerman është shumë me rëndësi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojë procesi për negociatat inkuadruese.
“Republika e Maqedonisë së Veriut investon shumë, ka arritur shumë në vitin e kaluar, ajo është drita e cila ekziston në tunel, ajo paraqet një projekt të paqes sepse ka treguar me bashkëpunim dhe me gjetjen e kompromisit në zgjidhjen e çështjes me vendet fqinje se ajo në të vërtetë është një projekt i paqes dhe se ajo në mënyrë shumë demokratike është sillur në gjetjen e zgjidhjes në kontestin për emrin. Kjo flasim personalisht edhe në emër të grupit tim, por mendoj se ky është mendimi edhe i Bundestagut se RMV-ja është shembull në rajon dhe se duhet të sendërtohet dhe të jetë shembull”, ka thënë Juratoviq.
Ai shtoi se është i vetëdijshëm se ky vendim sillet pesëmbëdhjetë vjet më vonë, por theksoi se bëhet fjalë për një proces për fillimin e negociatave inkuadruese.
“Ky nuk do të thotë inkuadrim, por ky është proces i cili është shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe për zhvillimin e institucioneve demokratike. Unë jam për këtë. Ky është apeli im deri tek të gjithë demokratët në BE”, tha Juratoviq.
Deputetët nga Bundestagu gjerman sot patën takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me grupin e deputetëve për miqësi, si dhe me kryetarin e Komisionit për punë të jashtme Antonio Milloshoski dhe shpresa Hadri nga Komisioni për çështje evropiane.
Pas takimit, Milloshoski tha se kanë theksuar se data për fillimin e negociatave vonon dhjetë vjet pasi në vitin 2009 e morëm rekomandimin e parë dhe se qytetarët e meritojnë këtë për integrim në Evropë.
“Atë që mendojmë se mund ta bëjmë më shumë është që të kemi kontakte më të shpeshta midis parlamenteve, jo vetëm midis Maqedonisë dhe Gjermanisë, por Maqedoni-Francë, Maqedoni-Holandë, Maqedoni-Danimarkë… sepse në këtë sistem të ndërlikuar politik që është BE-ja, politikanët nga Maqedonia duhet të kuptojnë, veçanërisht Qeveria se qeveritë nuk janë aktorët e vetëm të cilët vendosin për ardhmërinë e BE-së. Deputetët dhe parlamentet në Berlin, në Paris, në Hagë, në Kopenhagë kanë shumë për të thënë për zhvillimin e Evropës dhe për mundësitë të cilat Maqedonia i meriton”, tha mes tjerash, Milloshoski. (koha.mk)