Deputeti i i SPD-së në Parlamentin gjerman me origjinë kroate Josip Juratoviç flet për gjasat që Serbia të integrohet në BE deri në vitin 2025.
Ai thotë Serbia, para se të hyjë në BE, duhet gjithsesi ta zgjidhë çështjen e marrëdhënieve me Kosovën, transmeton Koha.net.
“Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet. Duhet të ekzistojë vullneti i mirë i Serbisë dhe i Kosovës si dhe i Shqipërisë. Që të gjitha kanë interes të hyjnë në Bashkimin Europian. Kjo nuk është vetëm çështje kufijsh. E Bashkimi Europain nuk dëshiron vendosje të re kufijsh. Kam dëgjuar që raporti Serbi –Kosovë të zgjidhet sipas modelit të Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore të cilat nuk do ta njihnin njëra tjetrën, pro as nuk do ta pengonin njëra – tjetrën të hyjnë në institucionet ndërkombëtare. Për mua kjo është njëra nga mundësitë, por për këtë nuk është folur nëpër institucione e vendimin për këtë duhet ta marrin Beogradi e Prishtina”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Juratoviç.
Por, sipas tij, çështja e raportit ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk është kryesore.
“Po dole në Beograd e të pyetesh kalimtarë rasti ç’presin nga politika, ata thonë se presin punë të mirë, banesë, sistem shëndetësor e arsimor… Kosova është në vendin e dhjetë e ndoshta as që i bie ndër mend për të. Edhe në Prishtinë flitet kështu. Kështu është edhe në Shkup, Sarajevë, Podgoricë , Tiranë, Zagreb, Berlin, Paris. Pse atëherë të merremi me gjëra që janë pothuaj të fundit?”, pyetet ai.