Munih, 8 nëntor – Kryetari i Komisionit Evropian në largim Zhan Klod Junker, shprehi bindje se presidenti amerikan Donalld Tramp, gjatë ditëve në vazhdim nuk do të vendos dogana të reja për import të automjeteve nga Evropa.
“Tramp pak do të kritikojë, por nuk do të ketë dogana (shtesë) për automjetet”, tha Junker në intervistë për gazetën ditore gjermane Zidojçe Cajtung.
SHBA-ja deri nga mesi i nëntorit duhet të vendos nëse do t’i rrisë doganat për veturat dhe pjesët rezervë që vijnë nga Bashkimi Evropian. Në maj Tramp, e anuloi vendimin e tij për vendosjen e doganave shtesë, për gjashtë muaj, deri në nëntor.
Ndryshe, nëse vendosen këto masa para se gjithash do t’i prekin prodhuesit gjerman siç janë Folksvagen, BMW apo Dajmler.