Bruksel, 21 shkurt – Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker sot deklaroi se “nuk është optimist” për çështjen se Britania e Madhe do ta braktisë BE-në me marrëveshje, duke paralajmëruar se mossuksesi në negociatat do të jetë ekonomikisht shumë i shtrenjtë.
“Nëse nuk arrihet marrëveshje, që nuk mund ta përjashtoj si opsion, kjo do të kishte pasoja katastrofike ekonomike dhe shoqërore për Britaninë dhe për BE-në, ato përpjekje të miat orientohen ndaj asaj që të shmanget më e keqja. Por, nuk jam optimist për çështjen për këtë problem”, deklaroi Junker i cili dje u takua me kryeministren britanike Tereza Mej.