Vjenë, 4 tetor – Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker sot i ka ftuar vendet-anëtare të BE-së në luftë kundër “nacionalizmit të kufizuar, derisa ende ka kohë”. “Duhet të mobilizohemi para rrezikut që vjen nga e djathta ekstreme, të cilës rrugën ia trasojnë populizmi budalla dhe nacionalizmi i kufizuar”, deklaroi Junker gjatë fjalimit në Vjenë me rastin e njëqindvjetorit të krijimit të Republikës së Austrisë. Duke u përqendruar në rritjen e nazizmit në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar, Junker porositi se i mësuar nga kjo përvojë, Evropa duhet t’i parandalojë dukuritë e populizmit dhe nacionalizmit “derisa ende ka kohë”. “Duhet të zhvillojmë debate, diskutime dhe të parashtrojmë argumente, ndërsa jo të bëhemi se këto dukuri nuk ekzistojnë. Duhet të përkujtohemi se demokracia kërkon betejë, kryengritje dhe përkushtim, në kuptimin pozitiv të fjalës”, porositi Junker.