Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker propozoi ndërmjetësim midis Sllovenisë dhe Kroacisë, e cila e hodhi poshtë vendimin e arbitrazhit ndërkombëtar dhe me atë Lubjanës t’i ndahet sovraniteti ndaj gjirit të vogël të Piranit në Detin Adriatik.
“Dëshirojmë të tentojmë të ndërmjetësojmë midis dy pozitave, në bazë të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit”, theksoi Junker, pa hyrë në detaje për ndërmjetësimin e planifikuar.
Në qershor Gjykata e Arbitrazhit në Hagë solli vendim se mbi dy e treta e Gjirit të Piranit i takon Sllovenisë, me qëllim që t’i jepet fund kontestit i cili daton që nga shpërbërja e Jugosllavisë para 25 vitesh.
Gjykata e Arbitrazhit e theksoi 30 dhjetorin 2017 si datë për të hyrë në fuqi marrëveshja. Por, Kroacia, e cila ka pretendime ndaj gjysmës së këtij territori detar, e hodhi poshtë arbitrazhin dhe më 30 dhjetor në mëngjes tri anije peshkatarësh, të shoqëruara prej patrullave të policisë kroate, hynë në ujërat, të cilat iu ndanë Sllovenisë nga gjykata.
Junker e shfrytëzoi rastin për vizitën në Bruksel të presidentit të ri slloven Borut Pahor, që ta kritikojë Slloveninë dhe Kroacinë për këtë kontest.