Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker e akuzoi kryeministrin hungarez Viktor Orban se përhapë dezinformata.
“Ia bëra me dije Këshillit të Evropës se disa prej kryeministrave të pranishëm këtu janë burim i lajmeve të rreme. Kur, për shembull, zotëri Orbani thotë se unë jam përgjegjës, fajtor për Bregzitin, ato janë lajme të rreme. Kur thotë se emigrantët janë përgjegjës për Bregzitin, ato sërish janë lajme të rreme”, deklaroi Junker pas takimit të liderëve të BE-së në Bruksel.
Në samitin në Bruksel, liderët e BE-së biseduan edhe për problemin me lajmet e rreme.
“Të mos e orientojmë tërë përgjegjësinë ndaj të tjerëve, të shikojmë përreth dhe të shohim kush përhap lajme të rreme”, theksoi Junker.