Bruksel, 11 dhjetor – Nuk ekziston tanimë mundësi për rishikim të marrëveshjes për dalje të Britanisë së Madhe nga BE, ka deklaruar sot para Parlamentin Evropian në Strasburg, presidenti i KE-së Zhan Klod Junker.
Ai ka theksuar se është i befasuar nga ndodhitë e fundit, ndërsa ato janë paralajmërimet e kryeministres britanike Tereza Mej se do të tentojë t’i sigurojë kushtet.
“Në fund të muajit të kaluar arritëm marrëveshje me Qeverinë britanike. Deri në mbrëmje do të bisedoj me kryeministren Mej”, ka theksuar Junker.
Ai ka shtuar se marrëveshja e arritur është më e mira dhe e vetmja e mundshme.
“Nuk ka hapësirë për marrëveshje, vetëm se ekziston mundësi për shpjegim dhe interpretim, por pa rishikim të tekstit. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë”, ka shtuar presidenti i KE-së.