Bruksel, 29 nëntor – Kryetari në largim i Komisionit evropian, Zhan Klod Junker, gjatë ditës së tij të fundit pranoi të jetë autor i komentit ditor redaktues të Politiko Evropa, informon KOHA.
Junker u kthehet dobësive dhe sukseseve gjatë mandatit të tij pesëvjeçar në krye të pushtetit ekzekutiv evropian.
Për të, moshapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor paraqet mosmbajtje e premtimit ndaj këtyre dy vendeve.
“Nëse fuqia e Evropës qëndron në atë për të qenë partnerë të besueshëm, dikush që mund të llogarisin për ta mbrojtur rendin globaë të themeluar në rregulla multilaterale, dobësia jonë qëndron në atë që nuk i mbajmë premtimet tona – tonat dhe ato të aleatëve tanë ndërkombëtarë. Shembull më i mirë është politika jonë për zgjerim dhe paaftësia e turpshme e liderëve evropianë për t’i mbajtur premtimet për hapje të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pasi që këto qeveri i përmbushën kriteret e nevojshme. Respekti duhet të fitohet edhe nëse dëshirojmë ta mbajmë kredibilitetin tonë, duhet ta bëjmë atë që kemi thënë se do ta bëjmë – brenda dhe jashtë”, shkroi Junker në komentin e tij lamtumirës. (koha.mk)