Shkup, 6 dhjetor – Dëshirojmë ta inkurajojmë Maqedoninë të vazhdojë në rrugën në të cilën është nisur. Jemi shumë të lumtur me punën e Qeverisë së re. Përmirësimet dhe progresi janë të jashtëzakonshme dhe presim ky proces reformues të cilin e filloi kryeministri të vazhdojë.
Këtë e porositi kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker në konferencën e përbashkët në Bruksel pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev.
Shërbimi për informim nga Qeveria e RM-së kumtoi se Junker në konferencën për shtyp theksoi se takimi i parë me kryeminsitrin Zaev është vetëm fillimi i një miqësie të gjatë dhe të sinqertë, dhe se Komisioni Evropian është tërësisht i përkushtuar në përgatitjen dhe zbatimin e zgjerimit të ardhshëm të BE-së, posaçërisht ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kryetari i KE-së Junker theksoi se në përparimin drejt pikës për fillim të negociatave nuk ka favoritë dhe se secili vend në veçanti do të vlerësohet sipas progresit të vet.
Kryeminsitri Zoran Zaev, siç ceket në kumtesë, në takim i ka shprehur pritjet që Maqedonia të bëhet pjesë e Strategjisë për zgjerim të BE-së, të paralajmëruar për vitin e ardhshëm.
“Konsiderojmë se kemi mjaftueshëm argumente të mira për këtë pritjen tonë. E njoftuam kryetarin Junker me ato argumente, si dhe me përpjekjet që i bën Qeveria e re e cila e mori pushtetin pas një krize të thellë politike e cila zgjati me vite”, deklaroi kryeministri Zaev pas takimit me Junker.
Kryeministri deklaroi se nismat dhe aktivitetet vendore reformuese dedikuar për politikë të jashtme asnjëherë nuk kanë qenë më dinamike dhe se do të tregohen rezultate sepse reformat, para së gjithash, janë për të mirën tonë.
Pret njohje të tyre adekuate dhe vlerësim të institucioneve evropiane edhe në këtë kuptim vitin 2018, tha, e shohim si kyç për ardhmërinë e Maqedonisë, por edhe të tërë Ballkanit Perëndimor.
“Prandaj presim, me të drejtë, Republika e Maqedonisë të bëhet pjesë e Strategjisë për zgjerim të BE-së, e paralajmëruar që të kumtohet vitin e ardhshëm. Presim që të marrim rekomandim të qartë për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në nga Komisioni Evropian dhe datë eventuale për negociata parainkuadruese të BE-së me Republikën e Maqedonisë në vitin 2018 i aprovuar nga Këshilli i BE-së”, deklaroi kryeministri Zaev.
Ka vlerësuar se ka ardhur koha që në një të ardhme të afërt të bëhet hapi i domosdoshëm dhe Republika e Maqedonisë, me erë evropiane në shpinë, ta përfundojë vizionin për shtet modern, ekonomikisht progresiv dhe të respektuar.
Në konferencën për shtyp në të cilën foli edhe komisari për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, u theksua se mbetet edhe më tej implementimi i pikave nga Plani 3-6-9, të krijuara në bazë të negociatave të Përzhinos dhe nga rekomandimet e grupit të ekspertëve të kryesuar nga Pribe, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.