Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker sot e mori në intervistë Marija Gabriel, kandidaten e propozuar nga ana e qeverisë bullgare për eurokomisare, pasi paraprakisht eurokomisarja bullgare Kristalina Georgieva dha dorëheqje dhe u largua nga funksioni në Bankën Botërore.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, pas intervistës së suksesshëm, Junker i konfirmoi kompetencat e Marija Gabriel dhe propozoi ajo të bëhet kandidate për komisar, duke e publikuar qëllimin e tij dhe t’ia ndajë resorin për ekonomi digjitale dhe shoqëri.
Me këtë rast, kryetari i Eurokomisionit dërgoi letër deri te Këshilli i Unionit për detyrat e saj kryesore dhe përgjegjësitë si komisar për ekonomi digjitale dhe shoqëri, duke theksuar se ajo do të kontribuojë për projektet e menaxhuara dhe koordinuara nga ana e zëvendëskryetarit të KE, Andrius Ansip, i cili është i angazhuar për tregun e vetëm digjital, si dhe nën kompetencë të kryetarit të komisionit Jirki Katainen i cili është i angazhuar për vendet e punës, zhvillim, investime dhe konkurrencë.
Në intervistën e sotme me Marija Gabriel, e cila është deputete aktual në Parlamentin Evropian nga partia Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë (GERB) i kryeministrit bullgar Bojko Borisov, si dhe pas paralajmërimit të Junkerit për ndarjen e dikasterit, procesi për emërimin e saj do të vazhdojë me këmbimin e mendimeve mes asaj dhe Komitetit dikasterial të Parlamentit Evropian, që pritet të mbahet gjatë javëve të ardhshme, pas çka ajo edhe zyrtarisht duhet të bëhet eurokomisare e re.