Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker e përshëndeti “votën kundër ekstremistëve” pas zgjedhjeve në Holandë në të cilat kryeministri holandez Mark Rute realizoi fitore ndaj djathtistit esktem Gert Vilders. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Shans në artikullin e tij në Tuiter publikoi se Junker ka biseduar me Rute dhe ia ka uruar fitoren. Rezultatet nga zgjedhjet holandeze në të cilat Partia Popullore Konservatore-Liberale për liri dhe demokraci (VVD) e Rute fitoi më shumë vota para Partisë së lirisë (PVV) të Vilders, u zbatuan me lehtësim në Bruksel, në mesin e frikës nga rritja e populizmit në Evropë.
Një burim anonim evropian, deklaroi se “mendja e shëndoshë iu kundërpërgjigj goditjes”. Shefi i kabinetit të kancelares gjermane Angela Merkel, Peter Altmajer i uroi Holandës për zgjedhjen e “shkëlqyeshme”, pasi rezultatet jo të plota nga votimi treguan se VVD-ja ka fituar 32 vende të deputetëve, kundrejt 19 që i fitoi partia e djathtistit ekstrem Vilders. “Holandë ti je kampion!”, ka shkruar Altmajer në artikullin e tij në Tuiter.