Bruksel, 30 dhjetor – Presidenti i KE-së, Zhan Klod Junker ka deklaruar se Brukseli nuk përpiqet të mbajë Britaninë e Madhe në BE dhe dëshiron të rishikojë lidhjet e ardhshme pasi Parlamenti britanik do të miratojë Bregzitin. Atë do e bëjë me qëllim të fokusohet në unitetin e brendshëm para zgjedhjeve në maj.
“Është vërtetuar se qëllimi jonë është të mbajmë Britaninë e Madhe në BE me gjitha mjetet e mundshme. Nuk kemi atë qëllim. Gjithçka që duam janë raportet e qarta tona të ardhshme”, ka thënë Junker në intervistën për “Velt am zontag”.
Ai ka shtuar se BE është e gatshme për marrëveshje të re me Britaninë e Madhe pasi Parlamenti në Londër do ta miratojë marrëveshjen për braktisjen e bllokut. Junker ka dërguar apel deri te Londra të mobilizohet dhe “pastaj të na thotë se çka në të vërtetë dëshiron”.