Sportistja Alma Juniku është shpallur kampione e botës në tajboks. Në kategorinë e mesme ajo u shpall kampione në disiplinën “Muay Thai” në WBC, transmeton Koha.net. 18 vjeçarja, që përfaqëson Australinë, për t’u shpallur kampione e botës në tajboks e mposhti tajlandezen ZaZa Sor Aree në meçin që u zhvillua sot në Hong Kong. Juniku e nokautoi kundërshtaren e saj në raundin e pestë.