Bruksel, 5 nentor – Presidenti i Komisionit Europian në largim, Jean-Claude Juncker u shpreh besimplotë se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE brenda 31 janarit të 2020. Periudhë kjo që përkon edhe me fundin e zgjatjes së afatit që i ka dhënë BE britanikëve, transmeton gazeta KOHA.
Në një intervistë të dhënë për redaktorin e BBC Europe, Katya Adler, Juncker e cilësoi Brexit si “një histori shumë të gjatë për t’i dhënë fund”.
Në lidhje me pretendimin e kryeministrit Boris Johnson se ai do të negocionte një marrëveshje tregtare me BE para fundit të dhjetorit 2020, Juncker tha se disa deputetë të Britanisë së Madhe menduan se negociatat për një marrëveshje do të ishin të lehta, ja që nuk ka ndodhur kështu pasi negociatat vijojnë.(koha.mk)