Mançester Junajtid është në kërkim të një mesfushori, dhe mesa duket atë e ka gjetur në Portugali.
Bëhet fjalë për lojtarin e Sportingut të Lisbonës, Bruno Fernandes, i cili pëlqehet shumë nga tekniku Solskjaer. Sipas asaj që shkruan “The Indipendent”, anglezët janë të gatshëm të bëjnë një ofertë prej 55 milionë eurosh, për të marrë shërbimet e portugezit.
Për 24-vjeçarin do të ishte një hap shumë i madh në karrierë transferimi në “Old Trafford”, dhe dëshiron që ky transferim të ndodhë shumë shpejt.
Portugezi shihet si zëvendësuesi ideal i Pol Pogba, i cili pritet të largohet shumë shpejt. Lojtari luan prej dy vitesh tek Sportingu, ku u transferua nga Sampdoria, por tani mund të nisë një aventurë të re me “djajtë e kuq”.