Junajted gati të paguajë klauzolën për algjerianin

Mançester Junajtedi është gati të paguajë klauzolën e lirimit të mbrojtësit të majtë të Napolit e cila është 60 milionë euro, sipas raporteve në Itali. Lojtari i përfaqësueses algjeriane nënshkroi një kontratë të re me Napolin vetëm muajin e fundit, por ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij e cila është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

Sipas “Rai Sport”, “Djajtë e Kuq” e kanë bërë të qartë se janë gati të paguajnë shumën, e cila do t’i lejonte të negocionin me Ghoulam. Kjo është arsyeja pse Napoli ka filluar kontaktet me Alehandro Grimaldo i cili aktualisht luan te Benfika. Gjithsesi, të dyja operacionet mund të ndodhin në fund të sezonit, pasi Junajted sapo ka shpenzuar një shumë të madhe parash për të sjellë në “Old Trafford” Aleksis Sançez. Edhe Napoli nuk do të ishte gati të hiqte dorë nga lojtari në mes të sezonit, por do ta lejonte të largohej në verë pasi do të kishte më shumë kohë për të gjetur një zëvendësues të denjë.