Shkup, 2 korrik – Fabrika “Jugokrom” në Tetovë nuk do të fillojë punën derisa të vendosen filtrat për pluhurin, konfirmuan sot kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev.
Kryeministri Zaev në seancë parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve tha se fabrika do të fillojë me punë menjëherë pasi që të vendosen filtrat.
“Nuk ka dilema se a do fillojë punën fabrika para filtrave. Këtë e dinë edhe pronarët edhe të punësuarit. Ndotja është më e madhe për ta sepse jetojnë në këtë rajon”, theksoi Zaev.
Ai shtoi se puna e Jugokromit është e rëndësishme për ekonominë e Maqedonisë dhe se pjesëmarrja në BPV është 0,7 për qind.
Në lidhje me atë se kishte kërcënime dhe shantazhe ndaj shoqërisë “Eko guerila”, kryeministri Zaev me qëndrim se nuk sheh bazë për diçka të tillë por nëse ka, i ftoi që rastin ta paraqesin në MPB.