Judi Dench: Plakja është e tmerrshme

20

Aktorja 85-vjeçare, Judi Dench, insiston se nuk ka asgjë pozitive te plakja dhe nuk pajtohet me njerëzit të cilët thonë se mosha është qëndrim i një personit të caktuar. Dench e cila është përfshirë në ballinën e numrit të fundit të revistës “Vogue”, kur u pyet se çfarë i pëlqen më shumë rreth moshës së saj, aktorja tha: “Asgjë. Nuk më pëlqen plakja. Nuk mendoj për të. Njerëzit thonë se mosha është qëndrim i një personi… por unë nuk pajtohet me këtë. Plakja është e tmerrshme”.

Duke folur për moshën e shtyrë, aktorja gjithashtu e përmendi mikeshën dhe kolegen e saj, Maggie Smith, për të cilën tha se ka filluar të brengoset që do t’i pezullohet patentë shoferi. Dench ishte detyruar të heq dorë nga ngasja e veturës në vitin 2017, kur shikimi kishte filluar t’i dobësohej dukshëm. Aktorja thotë se i mungon ndjenja e ngasjes së veturës.

Sidoqoftë, Finty Williams, vajza e Denchit të cilën aktorja e ka me bashkëshortin e ndjerë, Michael Williams, ka insistuar se ylli i filmave “James Bond” është personi në të cilin të gjithë mbështeten, sidomos ajo dhe djali i saj, Sam. Finty William, gjithashtu beson se përfshirja e nënës së saj në ballinën e revistës prestigjioze “Vogue”, e ka ndihmuar ikonën e hollywoodit në ngritje të vetëbesimit, pasi kohëve të fundit kishte filluar të mendojë negativisht për veten, për shkak të moshës së shtyrë.

Comments are closed.