Juanfran mund të vazhdojë të jetë pjesë e Atletico Madrid edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e “Los Colchoneros” kanë vendosur t’i ofrojnë rinovimin e kontratës edhe për një sezon mbrojtësit 34-vjeçar, që është pjesë e skuadrës së drejtuar nga Simeone, që nga viti 2011 kur u transferua nga Osasuna. Kontrata aktuale e Juanfran skadon më 30 qershor, futbollisti pritet të firmosë kontratën e re gjatë këtyre ditëve.