Luçiano Spaleti këmbëngul se Interi “i vërtetë” nuk është skuadra që u mposht 3-1 nga Udineze, por ajo që ka marrë 40 pikë në 17 ndeshje. Zikaltërit u mposhtën për herë të parë me Spaleti si trajner, teksa e panë veten në disavantazh 3-1 kundër “zebrave” në “San Siro”.
Megjithatë, trajneri nuk është treguar shumë i ashpër me futbollistët dhe gjatë festës së Krishtlindjeve.
“Urojmë që këto festa të jenë pa telashe, me shumë lumturi, përqafime dhe kënaqësi. Personalisht zgjedh që këtë herë të jem në krah të futbollistëve. Unë e di skuadra e vërtetë nuk është ajo në humbjen ndaj Udinezes, por që ka marrë 40 pikë në 17 ndeshje”, u shpreh Spaleti.
“Zakonisht kur flas me skuadrën i them se tifozët janë një skuadër e dytë. Ata na kanë mbështetur në çdo ndeshje dhe kanë festuar me ne. Mendoj se pavarësisht nga humbja që kemi bërë i gjithë ambienti zikaltërt është shumë i kënaqur me ekipin që kemi ndërtuar sivjet. Këtë herë, pas humbjes me Udinezen morëm edhe më shumë duartrokitje se në ndeshjet e tjera, kjo tregon ambientin e shkëlqyer që është krijuar në ekipin tonë”, përfundoi Spaleti.