Real Madrid nuk po sheh dritë në fund të tunelit. Një lojë e mirë dhe shumë mundësi të krijuara, por në fund është regjistruar një tjetër disfatë. Levante ka befasuar të gjithë në Bernabeu teksa ka mposhtur Los Blancos me rezultatin 2-1. Pas ndeshjes, Lopetegui padyshim që është i shqetësuar, sidomos për vendin e punës, por është shumë i kënaqur megjithëse ekipi i tij nuk mori rezultatin e kërkuar.
“Në futboll, fitoren ta japin golat. Bëmë gjithçka që duhet të bënim për të fituar. Sezoni mbetet i gjatë dhe do t’i japim tifozëve lumturinë që meritojnë. Gjëra të çuditshme ndodhën në fillimin e ndeshjes. Sa hap e mbyll sytë ishim duke humbur 2-0. Ndjej më shumë inkurajim se kurrë më parë. Ekipi dha gjithçka në fushë. Herët apo vonë do ta përmbysim situatën. Mbase duhet të kishte pasur më shumë minuta shtesë, por ky është vetëm një detaj i vogël. Sjellja e tifozëve ka qenë spektakolare. Ju premtoj se ekipi do të dalë nga kjo situatë e vështirë”, deklaroi Lopetegui.