Del në shitje shtëpia më e shtrenjtë në botë- një rezidencë me 5 bare, tre kuzhina, një pistë helikopteri dhe pishina pafund- ka dalë në shitje për një vlerë 140 milion paund.
Rezidenca superluksoze 35 mijë metra katrorë në Los Angeles ka 12 dhoma gjumi, 21 banjo, një kinema por dhe pistë boëlling si dhe një palestër.
Në muret e shtëpitë janë të varura 130 vepra arti
Shtëpia është ndërtuar nga Bruce Makowsky, një manjant kuletash i cili ndërtonte shtëpi luksoze për miliarderë.
Ai thotë: Pasi kaloi shumë kohë në mega jahte dhe avionë të mëdhenj privatë që mund të shiten nga 50 milion dollarë në 500 milion dollarë, më bezdiste fakti që asnjë nuk kishte ngritur një rezidencë të tillë super luksoze”
Për tu ndërtuar kjo shtëpi u deshën 4 vjet dhe punuan 250 punëtorë.
Bruce thotë se personi që do ta blejë do të jetë nga ato tipat që nuk ka dëshirë të argëtohet jashtë kësaj rezidence sepse ” këtu je afër qiellit dhe nuk të doje të largoheshe më”.