Me rënien e temperaturave dhe lagështisë në ajër, shumica e vozitësve përballet me xhamat e mjegulluar të veturës nga brenda, transmeton Zeri.info. Natyrisht aty është ventilimi dhe klima, pajisje këto që duhet të ndihmojnë, e po ashtu edhe mjete tjera që mund t’i përdorni, por a do të ishte më e lehtë që këtë problem ta zgjidhni njëherë e përgjithmonë? Ekziston një hile e thjeshtë të cilën mund ta aplikoj secili dhe mund të jetë një ndihmë e madhe. E tëra që ju nevojitet, janë çorapë pambuku dhe rërë për mace (mund ta gjeni në dyqanet për kafshë). Çorapen e vjetër mbusheni me këtë rërë, lidheni mirë dhe vendoseni nën xhamin e përparmë, apo edhe nën ulëse. Rëra pastaj do të thithë shumicën e lagështisë dhe do ta pengojë mjegullimin e xhamave. Me kalimin e kohës, duhet ta ndërroni çorapen me rërë.