Në rrethin e parë banorët e komunës Qendër Zhupa e zgjodhën kryetarin e komunës. Siç konfirmojnë nga Shtabi zgjedhor, ku tashmë festohet, kryetari i komunës është Arijan Ibraim, magjistër i shkencave ekonomike i propozuar nga Partia Demokratike e Turqve, i mbështetur nga VMRO-DPMNE.
Burimet partiake konfirmojnë se Ibraim ka marrë rreth një mijë vota më shumë se kundërkandidati i tij avokati Nevail Ismail, nga THP, i mbështetur nga LSDM-ja. Jozyrtarisht nga gjithsej 6.810 votuesit e regjistruar, të drejtën e kanë shfrytëzuar mbi 40 për qind.